Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e ka quajtur margaritar vendimin absurd të tre gjykatësve të Supremes në arsyetimin për shfuqizim të udhëzimit për arkat fiskale digjitale, transmeton KosovaPost.
Murati i është referuar raportimit të Kosovanews për vendimin skandaloz të Gjykatës Supreme, e cila u është referuar gabimisht neneve të Kushtetutës në aktgjykimin për arkat fiskale.
“Qe edhe një margaritar nga vendimi absurd i tre gjykatësve të Supremes: në arsyetimin për shfuqizim të udhëzimit për arkat fiskale digjitale, i janë referuar Nenit 71 të Kushtetutës, nen i cili flet për kriteret kualifikuese për personat që kandidojnë për deputet. Normalisht që kjo s’ka fare të bëjë me papajtueshmërinë funksionale, siç është pretenduar”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook, duke shpërndar raportimin e KosovaNews për aktgjykimin e Gjykatës.
Të tjera
Marrëdhëniet Kosovë–ShBA kurrë s’kanë qenë më të forta
E kemi shpëtuar Kosovën nga korrupsioni dhe tendencat për ndarje, do ta çlirojmë secilën komunë nga hajnia e partive të tjera
Serbia po vazhdon ta politizojë çështjen e të zhdukurve