Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një videokartolinë lamtumire për ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Në një postim në Facebook, Rama thotë se Nano nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet e tyre, dhe nga vendi i nderit në historinë e familjes së PS-së, transmeton Klankosova.tv.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, ka shkruar Rama.



Të tjera
Fillim i vështirë i Zhegrovës te Juventusi, s’ka luajtur fare në gjashtë ndeshjet e fundit
Boronica, aleati që ju duhet për tensionin e diabetin
Krimet ekonomike me operacion në Veternik e vende të tjera për dallavere me prona