Ekipi i fushatës së presidentit amerikan, Joe Biden, po këmbëngul se Biden do të mbetet kandidati presidencial për zgjedhjet në nëntor.
Madje, thuhet se votuesit ende e mbështesin atë pavarësisht shqetësimeve për moshën dhe se partia “nuk ka plan për një kandidat alternativ”.
“Ndërsa votuesit përmendin vazhdimisht moshën e presidentit Biden kur kontaktohen, votuesit tanë të vërtetë janë ende duke planifikuar të votojnë për të, duke e bërë të qartë se debati nuk ka dëmtuar mbështetjen”, tha Dan Kanninen i cili luan rol kyç në politikbërje dhe fushata.
“Ai është kandidati i supozuar, nuk ka plan për një kandidat alternativ. Brenda pak javësh, Joe Biden do të jetë kandidati zyrtar”, shtoi Kanninen.
“Ka kaluar koha që ne të ndalojmë së luftuari njëri-tjetrin. I vetmi person që fiton kur luftojmë është Donald Trump”.
Edhe udhëheqësja e fushatës së Bidenit, Jen O’Malley Dillion, insistoi se ai “absolutisht” do të qëndrojë në garë dhe se fushata e tij “ka disa rrugë” për ta mposhtur Trumpin.
“Ne kemi shumë punë për të bërë për të siguruar popullin amerikan se po ai është i vjetër, por mund të fitojë”, tha Dillion.
Ndryshe, Biden u detyrua të tërhiqej nga një fjalim pasi u kontraktua me COVID-19 këtë javë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti ka simptoma të lehta dhe është kthyer në shtëpinë e tij në Delaware për t’u izoluar.



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën