Eksperti i sigurisë nga Shqipëria: Faton Hajrizi mu dhimbs si vëllai im, e kaloi jetën nëpër burgje

Ilir Kulla, njohësi i çështjeve të sigurisë nga Shqipëria, ka reaguar pa vrasjes se Faton Hajrizit në Serbi.

Ai ka shprehur keqardhje për këtë vrasje, duke thënë se Hajrizi i dhimbset sikur ta kishte vëlla.

Ai në profilin e tij në Facebook, ai ka kritikuar shtetin që nuk ka reaguar si duhet në rastin e Faton Hajrizit, i cili si i ri ishte burgosur.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Ndjej nje keqardhje te pamatshme per te ndjerin Faton Hajrizi, i pafat ne jeten e Tij te shkurter. Femije i Epokes se cmendurise Millosheviciane kur njerezve iu mor e ardhmja peng, nga ultranacionalizmi kriminal i Serbise.

Nje jete ne burgje, ne nje shtet ku model zhvillimi u be Hysi dhe Hasan Lludi, kur u rrit e u burrerua neper burgje, njohu jo vetem padrejtesine por edhe poshtersine. Sot kur e pashe te vrare mu dhimbs sikur te ishte vellai im. Me erdhi keq dhe per policin e vrare edhe ai djale I ri edhe ai viktime i nje jete ne nje epoke kriminale, ku shteti dhe politika kriminalizon gjithcka.

Ne anen tjeter rasti e do qe Minister i Brendshem te jete kryetari i Partise se Milloshevicit, kryetari i te rinjve te Milloshevicit, trashegimtari direkt i asaj epoke kriminale.

Kam takuar njehere kete Ivicen qe mburrej sesa bukur kendob ne Shqip Mora Mandinen ! Mu kujtua miku im Beg Riza e te tjeret e vrare ne Kumanove dhe ata me jeten e shkaterruar ne rini nga lufta.

Mu kujtuan qindra mijra te rinj e femije, burra e gra anembane Jugosllavise me jete te shkaterruar po nga i njejti moster ultranacionalizmi i semure serb.

Sa keq kaluan tre dekada e jemi ku ishim ndoshta me keq, sa keq per femijet tane. Na fal Faton , e padrejtesia jote i denofte ata qe duhet te te jepnin nje jete qe e meritoje.