Është vërtetuar që bebet të cilat janë të lindura me prerje
cezariane janë më pak inteligjente
Bebet të cilat janë të lindura në mënyrë natyrale kanë
koeficient më të lartë inteligjence në krahasim me ato të lindura me prerje
cezariane në terminin e “imponuar”, thonë shkencëtarët e Universitetit Yale,
transmeton Telegrafi.
Shkaku është proteina UCP 2, e cila ndikon në inteligjencë,
ndërkaq niveli i saj është më i lartë në trurin e fëmijëve të lindur në mënyrë
natyrale apo i fëmijëve të lindur me prerje cezariane nëse lindja ka filluar në
rrjedhën natyrale.
Nga kjo proteinë varet kujtesa afatshkurtër dhe afatgjatë e
fëmijës, më vonë njeriut, gjë që është kyç për shkallën e inteligjencës.
Këto rezultate janë shumë të rëndësishme, sepse në decenien
e fundit po ndodh një ekspansion i lindjeve me prerje cezariane, mirëpo jo për
shkaqe shëndetësore, dhe te bebet të cilat nëpërmjet kontraktimeve kanë
sinjalizuar që janë të gatshme të dalin në këtë botë, por shumica e nënave këtë
operacion e kanë kuptuar si mundësi që ta caktojnë datën dhe kohën e lindjes së
fëmijëve të tyre.
Gjinekologët kryesisht theksojnë që, kur shtatzëna të hyjë
në muajin e nëntë dhe bebja është e formuar, është krejt njësoj se kur do të
lindë dhe caktojnë prerjen cezariane sipas intuitës së tyre apo dëshirës së
nënës së ardhshme.
Megjithatë, shkencëtarët tani kanë vërtetuar që kjo shprehet
negativisht në inteligjencë dhe, nëse nuk ka arsye shëndetësore, do të duhej
gjithmonë të priteshin kontraktimet natyrale.



Të tjera
Si të mbani më lehtë në mend ato që lexoni
Këshilla psikologjike që ju duhen në jetë
4 shenjat paralajmëruese që ju dërgoni trupi kur gjëndra tiroide ka dalë jashtë kontrollit