Nick Abbott është emëruar si ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Njoftimi është bërë nga Ambasada Britanike në vendin tonë. Ai do ta nisë punën në muajin shtator.
“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Personat me sens të humorit janë më inteligjentë
Shefi i Këshillit të BE-së: Paqja e vërtetë në Lindjen e Mesme mund të arrihet vetëm me mbrojtje të ligjit ndërkombëtar
Bayerni i ofron rinovim Neuerit