Zonja e Parë e Türkiyes, Emine Erdoğan do të takohet me bashkëshortet e krerëve të shteteve dhe qeverive që do të marrin pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara në një tryezë të rrumbullakët me temë “Fëmijët, Teknologjia dhe Siguria: Mbrojtja e Gjeneratës së Ardhshme”.
Emine Erdoğan do të presë bashkëshortet e krerëve të shteteve dhe qeverive që do të mbërrijnë në Ankara për Samitin e 36-të të NATO-s, i cili fillon nesër, në Pallatin Çankaya më 8 korrik. Ajo do të përshëndesë personalisht më shumë se 20 bashkëshorte të krerëve të shteteve dhe qeverive me mbërritjen e tyre në pallat.
Pas ceremonisë së mirëseardhjes, Emine Erdoğan dhe bashkëshortet do të zhvillojnë një tryezë të rrumbullakët me temë “Fëmijët, Teknologjia dhe Siguria: Mbrojtja e Gjeneratës së Ardhshme”.
Takimi që do të mbahet në margjinat e Samitit të NATO-s në Ankara, pritet të ofrojë një platformë për shkëmbimin e pikëpamjeve që synojnë forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për të mbrojtur më efektivisht fëmijët nga rreziqet e botës dixhitale.
Në takim synohet rritja e ndërgjegjësimit për rreziqet që fëmijët mund të përballen në mjediset dixhitale, zhvillimi i bashkëpunimit midis palëve të interesuara për këtë çështje dhe ndarja e praktikave të mira në vendet aleate.
Gjithashtu me takimin synohet të theksohet rëndësia e një qasjeje të bazuar në të drejta dhe të përqendruar në vlera, e cila nuk e shpërfill zhvillimin e fëmijëve në përcaktimin e politikave dhe praktikave në fushën dixhitale, dhe të kontribuojë në zhvillimin e mekanizmave mbrojtës të balancuar, të matur dhe të përshtatshëm për moshën.
Takimi, ku bashkëshortet e udhëheqësve do të flasin me radhë, është planifikuar të trajtojë temat si në vijim, “Siguria dixhitale dhe rreziqet e gjeneratës së ardhshme”, “Qasjet mbrojtëse dhe të përshtatshme për moshën”, “Përgjegjësia e përbashkët dhe bashkëpunimi me shumë aktorë”, “Ndërgjegjësimi, edukimi dhe njohuritë dixhitale”, “Qasjet etike dhe të bazuara në vlera” dhe “Ndarja e shembujve të praktikave më të mira”.



Të tjera
Zyrtari në Kaçanik i kërkon 600 euro qytetarit për t’i ‘kryer punë’, përfundon në pranga
“I pamoralshëm, njeri i keq, dezinformues”: Pse Behgjet Pacolli u reagoi ashpër Berat Buzhalës dhe Vehbi Kajtazit?
Federata e Belgjikës akuzon FIFA-n në rastin Balogun: Nuk kemi marrë asnjë shpjegim