Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, ka reaguar pas kërkesës së fundit nga KESCO për rritje të çmimit të energjisë elektrike me mbi 20%, duke thënë se kjo është e pajustifikueshme ku tegon mungesë totale ndjeshmërie ndaj realitetit ekonomik të qytetarëve.
Muhaxheri në një prononcim për GazetaBlic, thotë se heshtja e qeverisë në detyrë është bashkëfajësi, ku sipas tij përderisa nuk reagon po i jep dritë jeshile shtrejntimit të energjisë.
Ndër të tjera ai thekson se energjia elektrike nuk është luks dhe se qytetarët nuk mund të shërbejnë si bankomat për KESCO-n.
“Kërkesa e KESCO-s për rritje mbi 20% të çmimit të energjisë është e pajustifikueshme dhe tregon mungesë totale ndjeshmërie ndaj realitetit ekonomik të qytetarëve. Ndërkohë, heshtja e Qeverisë në detyrë është bashkëfajësi. Kur qeveria nuk reagon, ajo në fakt po i jep dritë jeshile shtrenjtimit që godet drejtpërdrejt familjet dhe bizneset. Energjia elektrike nuk është luks. Qytetarët nuk mund të shërbejnë si bankomat për KESCO-n dhe për paaftësinë institucionale të shtetit”, përfundoi ai për GazetaBlic.



Të tjera
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të mëdha në vend?
Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshkrimet për president
Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gj*enocidin në Kosovë