Anëtari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një vizitë në tregun e Raushiqit në Pejë, së bashku me deputetin Xhavit Haliti.
Gjatë vizitës, ata janë ndalur te disa prej shitësve dhe janë përshëndetur me qytetarët që ndodheshin aty.
Në videon e publikuar në Facebook nga Hoxhaj, një moment i shkurtër është bërë veçanërisht i komentuari. Teksa po bisedonte me një shitës, Hoxhaj me humor tha.
“A ki naj çelës të madh? Po na duhet mu edhe Zekës, me çmontu qeverinë, që ia hek shrafat krejt!”, duke e shoqëruar me të qeshura.



Të tjera
Çaji i zi ju ndihmon të humbni peshë
Ushqimet që nuk duhet të përzihen me ilaçe
Aloe Vera – si ta përdorni për ta ulur kolesterolin dhe yndyrnat në gjak