Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i tha homologut të tij rus, Vladimir Putin, të hënën se Ankaraja po punon për të gjetur një fund të drejtë dhe të qëndrueshëm të luftës në Ukrainë dhe se bisedimet midis palëve në Stamboll po kontribuojnë në përpjekjet për paqe.
Kështu ka deklaruar sot, Presidenca e Turqisë, shkruan Reuters.
Në një takim në margjinat e një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Kinë, Erdogan dhe Putin diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe, përpjekjet për paqe midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, sulmet e Izraelit në Gaza dhe zhvillimet në Siri, tha presidenca në një deklaratë.



Të tjera
Gjenerata 2026 e kadetëve të FSK-së diplomon sot
FIFA sqaron golin e anuluar të Kroacisë
Mbaro punët e shtëpisë në 30 minuta, ja disa rekomandime