Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuohen nga zonat pranë vendeve të rëndësishme ushtarake dhe atyre të sigurisë.
Reza Sayad, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Iranit bëri njoftimin derisa një breshëri predhash iraniane ra në Izrael, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Sayad paralajmëroi njerëzit në Izrael të mos jetojnë pranë ose të udhëtojnë në vende ndjeshme dhe të rëndësishme sepse siç ka thënë ai, ushtria iraniane ka një bazë të dhënash të këtyre objektivave që po vazhdon të godasë.
Ai tha se Irani tashmë ka “goditur me sukses objektiva të ndjeshme dhe të rëndësishme, duke përfshirë qendrat ushtarake dhe të sigurisë në Izrael”.



Të tjera
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
Kurti nga Jerevani: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, garanci për stabilitetin e Kosovës
Ata që hanë ushqim djegës çdo ditë rrezikohen nga dementia