Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha gjatë seancës për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve joshumicë ka pasur një përballje me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq.
Gjatë propozimit për herë të tretë të Slavko Simiq për nënkryetar, Basha kërkoi nga regjia që t’ia ndalojë fjalën deputetit Igor Simiq.
“Regjia ndalja fjalën ju lutem. Veq shkurt i nderuar koleg. Faleminderit që respektoni Kushtetutën e Kosovës dhe uroj dhe shpresoj ti respektoni edhe ligjet tona. Për ne është e rëndësishme që ju të bëni vetëm propozimin”, iu drejtua Basha deputeti serb.
Slavko Simiq në tri raunde të votimit nuk ka arritur të marrë votat e duhura për tu zgjedhur nënkryetar.
Pavarësisht kësaj Lista Serbe ka insistuar që kandidati i tyre të jetë Slavko Simiq.
Basha ka thënë se bazuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese i njëjti kandidati mund të votohet vetëm tri herë.
Mirëpo deputeti Igor Simiq vazhdonte të mbante debat në foltoren e Kuvendit, ndërkaq kryetari Basha kërkoi nga regjia t’ia ndërpresë fjalën.



Të tjera
Martesat moderne po dështojnë shkaku i pritjeve të larta
Akt@kuzë në mungesë ndaj 21 personave për kríme lúfte, caktohet seanca
Kurti: Synojmë statusin e kandidatit për BE në mandatin e ardhshëm