Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë e para 28 vitesh Gllogjani u rrethua që të shuhet një vatër e rezistencës.
Por, ajo ka thënë se ndodhi e kundërta nga rezistenca e familjes Haradinaj.
“Para 28 viteve Gllogjani u rrethua që të shuhet një vatër e rezistencës tonë, por ndodhi pikërisht e kundërta. Familja Haradinaj me luftëtarët tjerë të lirisë e qanë rrethimin dhe dëshmuan se përpjekja për liri, as nuk rrethohet as nuk ndalet e as nuk thyhet”, ka thënë Haxhiu pas homazheve që ka bërë në Gllogjan me rastin e “Epopesë së Dukagjinit”.
Haxhiu ka thënë se nderojnë sakrificën e Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj dhe kontributin e secilit ushtarë dhe secilës ushtare të UÇK-së.
“I falënderohemi me përulësi secilit dhe secilës ushtarë të lirisë që me kontributin e tyre e çliruan vendin tonë dhe bënë qe ne sot të jetojmë në shtet të lirë dhe të pavarur”, ka thënë Haxhiu.



Të tjera
Liria e Kosovës dhe paqja në rajon erdhën falë aleancës
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Rama takohet me Gashanin
Ndërhyrja hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes