Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka thënë se po të kandidonte për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, do e meritonte votën e PDK-së.
Në një paraqitje para mediave, ai ka deklaruar Limaj është më i duhur për t’u votuar se gjysma e deputetëve të VV-së.
“Mendoj që PDK e voton Fatmir Limajn duke e ditur se është më i devotshëm apo më i dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që ne e kemi një qëndrim, përpos ministrat nuk do t’i votojmë, kështu që mendoj se Fatmir Limaj do e meritonte votën e PDK-së”, ka thënë Nura.



Të tjera
Sh*përthimi në Crans-Montana, Ambasada e Kosovës në Zvicër publikon numrat emergjentë
Si ta përdorni rozmarinën për mushkëritë, depresionin dhe tretjen e mirë
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”