Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se me datë 11 tetor në spital është pranuar me disa ndryshime në shëndet, Fatmir Sheholli, i cili është arrestuar ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në spiunazh.
Pas pranimit në emergjencën e Gjilanit, Sheholli është shtruar në spitalin e Gjilanit ku edhe po merr trajtim.
“Pacienti është pranuar dje (11.10.2025) ka ardh me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në spital të Gjilanit ku edhe është duke u trajtuar”, ka thënë mjeku Afrim Cana.



Të tjera
Gjermania në zi! Pesë viktima në një ngjarje tragjike pranë një qendre të të rinjve
Fitore Pacolli takon ministrin saudit Al-Fadhli, kërkon thellimin e bashkëpunimit në sektorin e ujit
Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave