Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka miratuar vendimet lidhur me fillimin e garave për edicionin e ri 2025/26. ProCredit Superliga e Meshkujve do të nisë më 4-5 tetor me xhiron e parë, ndërsa do të vazhdojë me 18-19 tetor.
Superliga e Femrave do të zhvillohet sipas kalendarit të parashikuar, me xhiron e dytë dhe të tretë që do organizohen në një palestër të vetme për shkak të zgjedhjeve lokale.
Gjithashtu, është vendosur që Superkupa e Meshkujve të mos zhvillohet këtë edicion, për të shmangur vonesat dhe për të respektuar afatet e kalendarit të garave



Të tjera
Sëmundjet që shkaktojnë rënie të papritur në peshë
Nëse doni bark të rrafshët, konsumoni këto ushqime
Britanikët po përdorin robotë për operimin e kancerit në fyt