Fejohet këngëtarja Melinda Ademi

Melinda Ademi është fejuar me partnerin e saj, Granit Muhaxheri.

Këngëtarja e njohur shqiptare ndau lajmin e bukur me ndjekësit e saj në Instagram, përmes dy postimeve të ëmbla që zbulojnë momentin kulminant të dashurisë së tyre.

Propozimi ndodhi në një ambient tejet romantik buzë detit, ku Graniti kishte shkruar fjalët: “A do të martohesh me mua?”, mbi një lloj tabele dekorative.

 Foto: Melinda Ademi / Instagram

Në pamjet e ndara, bie në sy edhe unaza me një gur të madh, e cila e bën momentin edhe më magjik.

Edhe pse nuk dihet saktësisht sa kohë janë në një lidhje, çifti ka zgjedhur ta mbajë privat raportin e tyre, duke e bërë publik vetëm këtë vit.