Policia e Ferizajt ka ndaluar sot dy persona që ishin të kërkuar me urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore e këtij qyteti.
Sipas policisë, personi me inicialet Q.R. (26 vjeç) ishte i kërkuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Dënimi i tij me gjobë prej 400 euro është zëvendësuar me 20 ditë burg, të cilat ai tani do t’i vuajë.
Ndërkaq, i arrestuari i dytë, Y.C. (24 vjeç) ishte i kërkuar për mungesë në shqyrtimin gjyqësor lidhur me veprën penale “Vjedhja”.
Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm personi Q.R është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa Y.C është ndaluar në mbajtje për 48 orë.



Të tjera
Gjermania arreston një person të dyshuar si anëtar i Hamasit, planifikonte të sulmonte institucione hebreje
Kurti: Në pesë vitet e fundit Kosova ka shënuar një përparim të madh në të drejtat e njeriu!
Personat që kanë probleme me veshkë, të mos e hanë këtë pemë