Policia e Ferizajt ka ndaluar sot dy persona që ishin të kërkuar me urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore e këtij qyteti.
Sipas policisë, personi me inicialet Q.R. (26 vjeç) ishte i kërkuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Dënimi i tij me gjobë prej 400 euro është zëvendësuar me 20 ditë burg, të cilat ai tani do t’i vuajë.
Ndërkaq, i arrestuari i dytë, Y.C. (24 vjeç) ishte i kërkuar për mungesë në shqyrtimin gjyqësor lidhur me veprën penale “Vjedhja”.
Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm personi Q.R është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa Y.C është ndaluar në mbajtje për 48 orë.



Të tjera
Vetullave tatuazh u ka ikur koha
Gërbeshi: Pas shumicës së drejtorive, PDK-ja po i kap edhe katër Ndërmarrje Komunale të Prishtinës
Kurti: Vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale