Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur mposhtjen e Serbisë nga ana e Shqipërisë si fitore që i bëri të gjithë krenarë përcjell KosovaPost.
“Shqiponjat fluturojnë lart! Urime djemve kuqezi për shpirtin luftarak dhe për fitoren që na bëri të gjithëve krenarë”, ka shkruar ajo në facebook.
Dhjetëra personalitete të sferave publike kanë reaguar duke uruar për fitoren e Shqipërisë. Gjithashtu shumë qytete të Shqipërisë e Kosovës janë duke festuar këtë moment historik.
Kuqezinjtë arritën një fitore tejet të madhe në udhëtim tek Serbia, duke arkëtuar pikët maksimale dhe duke bërë hapin gjigant drejt Botërorit 2026.



Të tjera
12 shenjat e kancerit të gjirit
8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet
Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit?