Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka njoftuar se flakët kanë kapluar edhe zonën e Parkut të Biznesit, që sipas këtij subjekti politik prej kohësh është shndërruar në deponi mbeturinash dhe në djerrinë.
Sipas njoftimit të degës së LDK-së, injorimi i kërkesave për pastrim dhe funksionalizim të kësaj zone ka sjellë deri te situata e sotme, raporton Telegrafi.
“Reagimi me kohë i Lidhjes Demokratike në Prizren, për mosfunksionalizimin e Zonës Ekonomike dhe kthimit të asaj pjese në deponi mbeturinash dhe djerrinash nuk i bëri të reagojnë me kohë institucionet e qeverisjes komunale. Sot, pamjet tregojnë që kjo zonë është kapluar nga flakët. E gjitha shkaku injorimit të reagimeve tona si parti”, thuhet në reagimin e Zyrës për Informim të degës së LDK-së.
Ky subjekt ka theksuar se zjarrfikësit meritojnë çdo respekt dhe mirënjohje, ndërkohë që menaxhimin e qytetit nga kryetari Shaqir Totaj e kanë cilësuar si të dështuar.



Të tjera
Me 1 300 forca policore – Kryeministria në Shqiperi ‘blindohet’ në pritje të protestës së opozitës
Dëmtohet gypi, një pjesë e Obiliqit mbetet pa ujë të pijshëm
Fryrja e qirinjve të tortës së ditëlindjes është ide e keqe, shkenca e shpjegon se përse