Albërije Hadërgjonaj, si rrallë herë më parë ka rrëfyer tradhtinë e ish-bashkëshortit me të cilin është ndarë vite më parë.
Gjatë një interviste ajo ka treguar se e ka dashur shumë ish-partnerin, mirëpo, ky i fundit nuk ja ka kthyer asnjëherë.
“E kam dashur ish-burrin tim më shumë se gjithçka në jetë. Kur rritesh e kupton se nuk të jepet e njëjta monedhë. Mua nuk m’u kthye, ndonjëherë edhe fjalët e mëdha nuk janë të vërteta.”
Albërija rrëfeu ndër të tjera se ish-partneri e kishte tradhëtuar në burg edhe pse këngëtarja gjatë gjithë kohës ishte munduar ta mbajë marrëdhënien e tyre gjallë, në përiudhën e tij më të vështirë.
“Nuk di si ta personifikoj atë djalë. Ai është njeri shumë i mirë por me mua ishte nuk ishte ashtu siç isha unë me atë. Tadhtia në burg mua m’i preu krahët, sepse ishte shumë e lodhshme si eksperiencë, u lodha, isha bërë 40 kile pas tij. Dhe vjen një moment kupton kaq mosrespekt dhe të bëhet nga një njeri që ti po jep jetën për atë,” tha ajo
Nga ana tjetër këngëtarja nënkuptoi se nuk është bërë pishman për kujdesin që ka treguar ndaj tij duke u shprehur se e ka kryer detyrën e saj si bashkëshorte aso kohe.
“Unë bëra detyrën time, ashtu siç isha mësuar nga nëna, isha aty për atë, në vitet më të vështira të jetës së tij, me sfidën më të madhe që kishim të gjithë si familje, por pësëri nuk funksionoi,” u shpreh Albërija në “Inspire PodClass”.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë