Në rrjetet sociale po qarkullon një video e malit Everest, e regjistruar nga një dron, e cila nuk i lë indiferentë shikuesit.
Në internet mund të gjejmë shumë video materiale nga vargmalet e Himalajeve, por ky i kalon kufijtë dhe nuk është çudi që në një kohë të shkurtër është bërë virale.
Pamjet katër minutëshe fillojnë në kampin bazë në një lartësi prej 5300 metrash, më pas droni ngjitet në 6000 metra për të zbuluar një pamje mahnitëse të akullnajës Khumbu.
Ne shohim alpinistë që ngjiten ose zbresin malin dhe kamera më pas tregon një shteg gjarpërues që të çon në kampin tjetër, i dallueshëm nga një tufë tendash shumëngjyrëshe.
Përdorues të shumtë të platformë X reaguan me entuziazëm ndaj videos, raporton NDTV.
“Dakord, nuk më duhet të planifikoj më një udhëtim në malin Everest”, ka shkruar njëri dhe një tjetër ka shtuar se “një nga videot më të bukura që kam parë ndonjëherë. Punë e shkëlqyer”.
Mount Everest është maja më e lartë malore në Tokë dhe pika më e lartë në koren kontinentale të Tokës, e matur me lartësinë e majës topografike prej 8,848 metra mbi nivelin e detit.
Të tjera
Në Drenas, sot rivarrosen viktima e luftës – ishin pjesë e Listës për Persona të Zhdukur
Vuçeviq: Druaj se Kosova, para Procesit të Berlinit, do t’i sulmojë institucionet tona të përkohshme
Ish-koloneli i FSK-së: Propozimet e presidentes për ushtrinë janë briliante