Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë”.
Ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.
Sipas njoftimit, gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim.
“Përmes ushtrimeve të tilla, FSK vazhdon të demonstrojë përkushtimin ndaj ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Shqiptarët ndër popujt më të stresuar në botë
Cilat janë lëngjet që kanë më shumë vitaminë C?
Shenjat paralajmëruese për shëndetin e gjëndrës tiroide