E falënderojmë kompaninë turke Baykar, për prodhimin e dronëve nga Turqia, e cila në një marrëveshje me FSK, e Kosovës, arritën kontraktimin e mijëra dronëve kamikaz, duke e përforcuar kapacitetin e kësaj ushtrie për nevojat dhe mbrojtjen territoriale të këtij vendi.
Kosova nuk ka qëllime kërcënimi dhe synimi territorial të asnjë vendi në botë, dhe të armatoset për të sulmuar fqinjët e saj, por qëllimi i saj është për të ruajtur dhe mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të vet.
Prandaj, teknologjia e kohës ka arritur efektet e veta reale për çdo vend dhe rajon për të përzgjedhur secili vend teknikën e vet të përsosur, të armatimit, qëllimi i secilës nuk është sulmi si reagim, por mbrojtja territoriale dhe integritetit si shpëtim.
Dhe kjo teknologji e kohës ka efekte reale për çdo vend dhe rajon, për shkak se, këtë zhvillim e parasheh si mbrojtje e territorit dhe sovranitetit të vet, po ashtu edhe Kosova, në këtë rast e ndien këtë nevojë për një mbrojtje të tillë, nëse mund të thuhet lirisht se ky vend kërcënohet në çdo hap dhe moment nga armiku i njëjtë.
Dhe me forcimin e kapaciteteve të reja të FSK-së, si strategji e mbrojtjes dhe ruajtjes së territorit dhe integritetit të vet territorial, Kosova si shtet i lirë dhe sovran nuk do të kishte sot tensione dhe provokime të reja nga shteti i Serbisë, duke u ballafaquar përditë me pasiguri politike, ndërsa Evropa ka probleme të tjera nga rritja e tensioneve të Rusisë.
Secila marrëveshje e deritanishme e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, për furnizimin me armë dhe mjete të tjera me secilin vend është nënshkruar dhe koordinuar në përputhje dhe harmoni me politikat e NATO-s, gjegjësisht KFOR-in.
Dhe tani e tutje Kosova, nuk do ta ndërpres miqësinë dhe marrëdhëniet e saj me asnjë vend mik dhe mike të saj, por një opsion suprem, në të cilin përcaktohet të qenët e saj ; ajo e qenë që është përcaktuar të marrë profilin e vet përfundimtar si shtet i pavarur, duhet ta ruaj dhe mbrojë sovranitetin e vet edhe me vetë meritë.
Serioziteti dhe përgjegjësia përballë problemeve të përditshme, na imponon një gjë të tillë, duke nënkuptuar më të, jo një gjykim, por thjeshtë përshkrimin e një fakti, duke e lutur zotin, që mos të përsëritën ato të kaluara.
Kosova, një vend i vogël dhe si një shtet i ri në rajon, do të thoshte dikush se, nuk ka nevojë për fabrika për prodhimin e dronëve, kur në vend të tyre do të ndërtonin fabrika të tjera të prodhimit ushqimor e ndërtimor, por asnjë vend në botë nuk ndiehet sot i qetë dhe i lirë, që kufijtë e përjetimit njerëzor të qëndrojnë të pa prekshëm.
Po ashtu edhe plani që Kosova, të ndërton një fabrikë municioni, nuk do të ishte e pakuptimtë, e cila nuk mbështetët të krijojë një teknikë apo strukturë që do të ndikonte në krijimin e një armiqësie me ndonjë vend ndër fqinjësor, por ideja e këtij strukturimi del vetëm për të mbrojtur dhe ndërtuar vetveten, apo ideja e subjektit autonom, e cila lidhet me teknikën dhe vetëmbrojtjen.
Kosova shtet i pavarur dhe sovran, nuk prezantohet sikur Serbia, që po pajiset me armë moderne duke u përgatitur për luftë, Kosova me pajisjen e këtyre mjeteve luftarake e prezanton hapin e saj drejt përforcimit të kapaciteteve të veta mbrojtëse, e cila koordinohet për çdo veprim të saj me KFOR-in.
Nuk ka çka të politizohet një çështje e tillë, nëse Kosova, duhet të veprojë dhe zgjedh më të mirën dhe më të arsyeshmen, që i konvenon, duke krijuar një fabrikë të municionit dhe dronëve, që në vend të dronëve turk «Skydagger » të prodhojë dronë shqiptar «Skënderbe».
Të tjera
Vonesa që po tenton Lista Serbe, dëmton interesat e të gjithë qytetarëve
Vaj ulliri, vezë dhe avokado për flokë me shkëlqim
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar