Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka uruar sot, Kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
Në një postim në rrjetin social ‘X’, Plenković shprehet se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit brenda NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare.
Njëherësh, Kryeministri i Kroacisë thekson se pret me kënaqësi pjesëmarrjen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ditën e premte.
Kryeministri i Kroacisë, është lideri i dytë që uron Kryeministrin Rama, pas mesazhit të urimit të Kryeministres së Italisë, Georgia Meloni.



Të tjera
A e dini sa gjatë mund të mbijetojë njeriu pa ujë?
Mos përdorni shpesh sapun në dush, më shumë dëm sesa dobi
Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni