Ford dhe General Motors kanë njoftuar se do të kontribuojnë me automjete dhe para në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, muajin e ardhshëm.
Dyshja, së bashku me Toyotan, po dhurojnë nga 1 milion dollarë për këtë ngjarje.
Nuk është e pazakontë që presidentët të kërkojnë donacione për inaugurimin e tyre.
Lista e donatorëve të inaugurimit të presidentit Joe Biden për vitin 2021 përfshinte Google, Microsoft, Boeing, Pfizer, AT&T, Uber dhe të tjerë.
Biden mblodhi rreth 61 milionë dollarë për ngjarjen, e cila u zhvillua gjatë pandemisë.
Ndërsa Trump mblodhi 106.7 milionë dollarë për inaugurimin e tij në 2017.
Ndryshe, industria e automobilave mund të shohë ndryshime të rëndësishme politikash me administratën e ardhshme.
Ka gjithashtu raporte se Trump planifikon “të vrasë” kredinë federale të taksave për veturat elektrike.



Të tjera
Sezoni mbyllet për Wootenin, goditje e rëndë për Bashkimin para ndeshjes vendimtare
Kurti takon Kaja Kallas, thekson përkushtimin për integrim evropian
Pronat në Beograd të Radulle Steviqit, të ak*uzuarit për su*lmin në Banjskë