Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në kuadër të edicionit të sivjetëm të Antalya Diplomacy Forum, zhvilloi takime të rëndësishme me homologë dhe përfaqësues nga Evropa dhe rajoni, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit, Konjufca zhvilloi takime bilaterale me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Kestutis Budrys, ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, si dhe përfaqësuesin e lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën, Christian Schmidt.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua për zhvillimet e fundit në rajon, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve, si dhe për prioritetet e përbashkëta që lidhen me stabilitetin dhe sigurinë për të ardhmen e rajonit.



Të tjera
Rozmarina lufton sëmundjet mendore dhe përmirëson kujtesën
Forumi i Diplomacisë: Konjufca zhvillon takime të rëndësishme, në fokus forcimi i bashkëpunimeve
Si ta dalloni mjaltin e vërtetë dhe cilësor