Fosili më i madh dhe më i plotë i një stegosaurusi i zbuluar ndonjëherë, është shitur për 44.6 milionë dollarë në Sotheby’s në New York, duke u bërë fosili më i vlefshëm i shitur në ankand.
Bëhet e ditur se mbetjet e dinosaurit të ashtuquajtur “Apex”, tejkaluan vlerësimin e ulët të para-shitjes me më shumë se 11 herë.
Ai u zbulua në një tokë private në Moffat, Kolorado, nga paleontologu Jason Cooper në pronën e tij në vitin 2022.
Siç raportohet, ai iu shit një blerësi anonim i cili synon të eksplorojë huazimin e ekzemplarit në një institucion amerikan, shkruan the Guardian
Pas shitjes, blerësi u shpreh: “Apex ka lindur në Amerikë dhe do të qëndrojë në Amerikë”.
Cassandra Hatton, drejtuesja globale e shkencës dhe kulturës popullore e Sotheby, tha: “Apex e përmbushi emrin e tij sot, duke frymëzuar ofertuesit globalisht për t’u bërë fosili më i vlefshëm i shitur ndonjëherë në ankand”.
“Kjo shitje ka vite që po bëhet, dhe në çdo hap, ne kemi punuar ngushtë me Jason Cooper, që nga momenti i zbulimit në Kolorado, deri në shitjen në New York”, shtoi Hatton.
“Jam e emocionuar që një ekzemplar kaq i rëndësishëm tani ka zënë vend në histori. Ky rezultat i jashtëzakonshëm nënvizon angazhimin tonë të palëkundur për të ruajtur këto thesare të lashta”.
Ndryshe, “Apex” renditet lart në mesin e skeleteve më të plotë të gjetur ndonjëherë, me 254 elemente kockash fosile nga një total prej 319.
Ankandi arriti në përgjithësi 45.8 milion dollarë, totali më i lartë ndonjëherë për një ankand të historisë natyrore.



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën