Siç ishte parashikuar, Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar sot se Franca do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar një vale vendesh, si Brirtania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia që kanë ndërmarrë të njëjtin hap gjatë javëve të fundit.
Deklarata erdhi gjatë fjalimit të Macron në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku presidenti theksoi se njohja e shtetësisë palestineze është një hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes me dy shtete dhe paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
Ai shtoi se më shumë detaje do të jepen në vijim.
Ky vendim vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende në Evropë dhe më gjerë kanë filluar të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet, në mes të krizës së thelluar në Rripin e Gazës dhe tensioneve të vazhdueshme izraelito-palestineze./tch



Të tjera
Tre pastrues natyralë fytyre që mund t’i përgatisni vetë
Sot dita e 40-të e protestës: “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”
Kryeministri Kurti kujton 27-vjetorin e vr@sjes së vëllezërve Bytyqi