Çeku: Fshatrat e Prishtinës kanë potencial të madh në bujqësi dhe agroturizëm

Fshatrat e Prishtinës kanë potencial të madh në bujqësi dhe agroturizëm

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Hajrulla Çeku tha se fshatrat e Prishtinës kanë potencial të madh në bujqësi dhe agroturizëm, përcjell KosovaPost.

Me anë të një postimi në Facebook, ai njoftoi për vizitat e kryera gjatë vikendit në Gollak, shkruan Arbresh.info.

“Gjatë vikendit në Gollak, u ndalëm në lagjen e Kaqotëve, pamë fabrikën e Luan Fazliut, e cila dikur kishte prodhim të gjerë të frutave e bimëve aromatike, por sot është e kufizuar kryesisht në paketimin e çajrave, për shkak të mungesës së planifikimit dhe mbështetjes.”, ka shkruar ai.

“Në Keçekollë, tek ferma e Faik Ramës, tradita e blegtorisë dhe bletarisë mbahet gjallë me shumë punë, por pa hapësira të organizuara për shitje dhe pa përkrahje të mjaftueshme.Në Prapashticë, vizituam “Kasollet e Zanave”, një shembull se si turizmi rural mund të krijojë vende pune dhe të gjallërojë ekonominë lokale.”, shtoi Çeku.

Tutje, Çeku theksoi se programi i VV-së ka për qëllim fuqizimin e fermerëve me grante të vogla, tregje të reja në qytet, lidhje me gastronominë urbane dhe mbështetjen për zhvillimin e turizmit rural.