Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”, i cili zgjati tre javë intensive dhe u karakterizua nga sfida të vazhdueshme fizike, profesionale dhe mentale.
Ky trajnim selektiv kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, fizike dhe mendore të pjesëmarrësve, duke vënë në provë qëndrueshmërinë, disiplinën dhe aftësitë operacionale të tyre.
Ushtrimi final i trajnimit zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake. Në fazën përfundimtare, ata ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, përfshirë sulmin, duke demonstruar profesionalizëm të lartë, vendosmëri dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.
Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të FSK-së, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale në përmbushje të misionit të saj.



Të tjera
Ju dhemb shpesh koka? Ndoshta keni mungesë magnezi
Muzika që ju dëgjoni mund të përcaktojë sa të zgjuar jeni
“Fëmijë”, Roberto Martinez i del sërish në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas kritikave të shumta