Duke u bazuar në Planin e Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2025, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar Kursin për Mbrojtje të Afërt.
Sipas FSK-së, kursi është realizuar nga instruktorët e certifikuar të PU-së, në bashkëpunim me instruktorë gjermanë si dhe është monitoruar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), transmeton KosovaPost.
Në kuadër të këtij trajnimi dhe bashkëpunimi me instruktorët gjerman, janë realizuar stërvitjet: Teknikat e qitjes me armë të shkurtër dhe të gjatë, teknikat e vetëmbrojtjes, taktikat e lëvizjes në formacione, taktikat e lëvizjes me automjete etj.
Ky kurs, si i tillë, realizohet për herë të parë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i cili ka për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të PU-së në fushën e Mbrojtjes së Afërt.
Përfundimi me sukses i këtij kursi, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale të Policisë Ushtarake.



Të tjera
Publikohet raporti për gjykimin në mungesë për krime lufte, mungon bashkëpunimi me Serbinë
Kuriozitete për spermën, shumëçka keni dëgjuar janë thjesht mite
Shekerinska takim me Ulutashin në Bruksel: NATO-ja e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor