Ftesa e Kurtit dhe dështimi i seancës, Abdixhiku reagon ashpër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Vetëvendosjes, siç thotë ai, “nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim”.

Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku u shpreh se ka parti që ftojnë në takime, por më pas mashtrojnë dhe ofendojnë. Ai e cilësoi këtë sjellje si “arbitraritet të plotë”, duke shtuar se “nuk njohin as njerëzoren, as fjalën, as kurrizin”.

“LDK e ka të qartë. Prandaj është konsistente. Para, gjatë e pas zgjedhjeve,” theksoi Abdixhiku, duke shtuar se votuesi i LDK-së ka arsye të ndihet krenar për këtë qasje.

Postimi i plotë:

A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim?

Të takojnë, të mashtrojnë!

Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë.

Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë!

Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin!

Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund!

Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë.

LDK e ka të qartë.

Prandaj është konsistente.

Para, gjatë e pas zgjedhjeve.

Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar!✌️