Furgonët e Policisë së Kosovës të angazhuara në aksionin e sotëm janë nisur nga qyteti i Prizrenit, duke transportuar një numër rekord të personave të arrestuar.
Dhjetëra persona të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit janë arrestuar gjatë ditës së sotme në rajonin e Prizrenit.
Në aksion janë parë shumë automjete policore që janë nisur në kolona nga Prizreni drejt stacioneve policore, ku të arrestuarit janë ndarë në dy lokacione të ndryshme për procedura të mëtejme.
Ndryshe, kryeprokurori Petrit Kryeziu, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbajë një konferencë për media gjatë ditës së sotme, ku do të shpalosen detaje shtesë lidhur me këtë rast.



Të tjera
Truqet që ju ndihmojnë ta lini duhanin
Pesë mënyra për t’u qetësuar
Katër shenjat që tregojnë se i dashuri po ju fsheh diçka