Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër për deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për rastin e vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.
Në një postim në Facebook, Musliu ka thënë se e vërtetë që Kurti ka shumë punë për të bërë, e që sipas saj, puna e parë do duhej të ishte shkarkimi i Albulena Haxhiut dhe Xhelal Sveçla nga Ministritë të cilat i udhëheqin.
“Kurti kur është pyetur për Konfirmimin e ivrasjes së Faton Hajrizit, qenka përgjigjur: “Besoni kam shumë punë si kryeministër”
E vërtetë qe ka shumë punë se e ka ba Kosovën llugë në çdo sferë e i ka hupë filli, ama punën e parë që duhet bërë është me e shkarku Albulena Haxhiun dhe Xhelal Sveçlen”, shkroi ajo.
Më tej Musliu ka qenë e ashpër edhe me termet ndaj qeveritarëve, të cilët i ka quajtur ‘demagogë, shkatërrues të shtetit e llaskuca’.
Ky reagim i Musliut erdhi pasi Kurti sot refuzoi të prononcohet për vrasjen e Faton Hajrizit, duke thënë se janë Ministritë përkatëse për këtë punë.
“Dy ministritë tona, e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë e trajtojnë këtë rast. Nuk kam nevojë ta bëjë edhe punën e Ministrit, besoni kam shumë punë si kryeministër”, tha Kurti para gazetarëve.




Të tjera
LVV reagon pas dëmtimit të shtyllës dhe pllakës së flamurit pranë varrit të Astrit Deharit
Marramendja, shkaqet dhe trajtimi
Kosova do të luajë ndeshjet e Botërorit në orët e hershme të mëngjesit – vetëm nëse kalon play-offin