Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Sipas tij, çështja e presidentit duhet të zgjidhet tani, aq më tepër kur kemi një kandidat siç është Vjosa Osmani.
“Duhet gjithsesi tani të zgjidhet presidenti. Aq më lehtë kur kemi kandidatin siç është Vjosa Osmani”, ka deklaruar ai në një prononcim për IndeksOnline.
Sipas Vllasit, shkuara në zgjedhje të reja do të ishte papërgjegjësi e shtetit.
“Shkuarja në zgjedhje të reja për këtë arsye do të ishte çmenduri dhe papërgjegjësi ndaj shtetit”, ka theksuar tutje ai.
Ndyshe, sot gjatë ditës, takim i përbashkët është zhvilluar mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Megjithëse takimi i tyre zgjati për disa orë, nuk rezultoi me ndonjë marrëveshje produktive.



Të tjera
Thonjtë zbulojnë shëndetin tuaj, ndryshimet që ndodhin dhe çfarë kuptimi kanë
Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuzoi Real Madridin