Ganimete Musliu i drejtohet mërgatës: Kur festoni me “Albin rrencin” mbani në mend këto skandale

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ia ka numëruar disa prej skandaleve kryeministrit Kurti.

Ajo i ka bërë thirrje mërgatës të festojë, por t’i mbajë në mend aferat.

Postimi:

Mërgatë, Albini po ju fton në festë, POR ndërsa festoni me Albin Rrencin, mbani mend:

Qeverisja e tij ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ngrejnë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit.

Për muaj të tërë nuk është mbajtur asnjë seancë plenare.

Mbani mend se, në Politikën e brendshme:

📍

Kosova pati zero zhvillim ekonomik

📍

Kosova pati rritje të vazhdueshme të çmimeve

📍

Kosova nuk pati rritje të pagave

📍

Kosova pati zero zhvillim në shendetësi

📍

Kosova pati zero zhvillim në drejtësi

📍

Kosova pati zero zhvillim në arsim

📍

Kosova pati zero zhvillim në infrastrukturë (me përjashtim të urës së famshme në Saradran)

📍

Kosovën e braktisën qindra mijëra qytetarë

📍

Kosovës iu vodhën rezervat shtetërore

📍

Qeveria shkeli dhjetra herë kushtetutën e vendit.

📍

Qeveria e legalizoi krimin e organizuar, korrupcionin dhe vjedhjen e parasë publike

Në Politikën e Jashtme:

📍

Kosova pësoi shkatërrim të Diplomacisë duke e zhbërë pothuajse në tërësi politikën e jashtme.

📍

Kosova katër vjet nuk pranoi asnjë njohje.

📍

Kosova për katër vjet nuk u antarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare.

📍

Kosova u manovrua nën sanksione të BE-së.

📍

Kosova i përkeqësoi marrdhëniet me SHBA-të.

📍

Për herë të parë, nga Serbia në OKB u falenderua Ministrja e jashtme për bashkëpunim kundër UÇK-së.

📍

Kosova u bë gaz i botës.

Dhe mbi të gjitha, mbani mend që minatorët e Trepçës nuk po kanë bukë në sofër.

Mos lejoni që e gjithë kjo të ndodhë në emrin tuaj sepse nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet.