Gashi akuzon mazhorancën për shkelje kushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, tha se me projektligjin për buxhetin e vitit 2025, mazhornaca po tenton që të bëjnë ndryshime në ligjin për paga dhe ligjin për tatimin në prona të pa luajtshme, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, ai ka thënë se qeveria është duke bërë shkelje Kushtetuese.

“Ka ndodhur një shkelje procedurale që në vetvete përmban shkelje Kushtetuese. Me ligjin për ndarje buxhetore tentohet që të ndryshohet ligji për pagat për zyrtarët publik dhe ligji për tatimin në prona të pa luajtshme. Këto përbëjnë  shkelje Kushtetuese. Këto janë shkelje të rënda dhe sidomos heqje e mundësisë që deputetët të flasin për amandamentin. I bëjmë thirrje presidentes që të garantoj që ligji të kthehet në Kuvend. Këta kanë mbërri që me një ligj tri herë me shkel Kushtetutën”, ka thënë ai.