Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha para mediave se partia në të cilën ai bën pjesë nuk e voton Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.
Ai tha se situata është e komplikuar për kryetar të Kuvendit për Fatmir Limajn, megjithatë theksoi se LDK-ja nuk ia jep votën.
“Çdo takim mes kryetarëve të partive politike konsideroj se është pozitiv, shpresoj që të gjendet një zgjidhje. Nuk e votojmë Limajn. Mendoj se është situatë e komplikuar për kryetar te kuvendit për Limajn. Po këto problemet që i ka, në listë të zezë dhe e bëjnë pak më problematike për një kryetar të kuvendit”, u shpreh Gashi para fillimit të seancës, njofton Klankosova.tv.



Të tjera
“Shumë njerëz mendojnë se nuk di të luaj futboll”, Dembele i thumbon kritikët
Haxhiu i bën thirrje faktorit ndërkombëtar: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë të trajtohen me prioritet
Duhani dëmton edhe sytë