Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vëmendjen ndaj nevojës së madhe për ndihmë humanitare në Venezuelë.
Popullsia e këtij vendi të Amerikës së Jugut ka vuajtur prej vitesh nga një krizë komplekse ekonomike. Dhe pothuajse tetë milionë venezuelianë – afërsisht një e katërta e popullsisë – kanë nevojë urgjente për ndihmë, tha për Associated Press zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric.
Organizata vazhdon të ofrojë ushqim, ndihmë mjekësore dhe shërbime të tjera për venezuelianët në nevojë, por ka nevojë urgjente për mbështetje shtesë, shpjegoi ai.



Të tjera
Ekspertët zbulojnë se çfarë nuk duhet të hani për mëngjes
Kurti pritet në parlamentin e Nordrhein-Westfalen gjatë vizitës në Gjermani
Si të hiqni dorë nga një marrëdhënie që ju streson?