Unnamed 2 600x360 1

Gërvalla me presidentin e PACE diskuton “rreth finalizimit të procesit të anëtarësimit të plotë të Kosovës në KiE”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, është takuar me presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE’së, Theodoros Roussopoulos.

MPJD thotë se Gërvalla e Roussopoulos kanë diskutuar rreth finalizimit të procesit të anëtarësimit të plotë të Kosovës në KiE.

“Në kuadër të takimeve që po zhvillon në Strasburg, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos, me të cilin diskutuan rreth finalizimit të procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.”

“Zëvendëskryeministrja Gërvalla e shoqëruar edhe nga Nënkryetarja e Kuvendit të të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Ambasadori Lulzim Hiseni shprehën mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e Presidentit në sigurimin e një procesi të drejtë dhe meritokratik brenda PACE.”

“Ajo më tej theksoi vlerësimin e madh të Kosovës për punën e përkushtuar të PACE dhe rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Kosovës për të përmbushur të gjitha detyrimet pas anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare.”

“Ministrja Gërvalla nënvizoi rolin thelbësor të Presidentit të PACE në bashkëpunimin me Komitetin e Ministrave për të siguruar që anëtarësimi i Kosovës në KiE të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje të plotë me opinionin e PACE.”