Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas deklarimve të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije i cili i tha se nuk e di se çfarë do të ndodhte me Kosovën po të mos ishte Serbia.
Gërvalla ka thënë se këto qëndrime nuk janë të reja dhe se Kisha Ortodokse Serbe ka qenë historikisht pjesë e ideologjive nacionaliste që ushqyen luftërat në rajon.
Gërvalla ka thënë se Kosova është e përkushtuar për paqe, dialog e bashkëpunim.
“Kosova është e përkushtuar për paqe, dialog dhe bashkëpunim. Ne jemi të gatshëm të punojmë me udhëheqës politikë e fetarë që ndërtojnë ura mes njerëzve, kombeve dhe besimeve. Shpresojmë sinqerisht që një ditë, edhe në krye të Kishës Ortodokse Serbe, të kemi një partner të tillë për të ardhmen. Presim reagim të qartë nga Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë–Serbi. Heshtja ndaj deklaratave që minojnë paqen dhe nxisin urrejtje nuk është neutralitet — është normalizim i gjuhës së urrejtjes. Kosova do të vazhdojë të mbrojë vlerat evropiane dhe paqen në rajon, me përgjegjësi dhe vizion të qartë për të ardhmen”, ka shkruar Gervalla në Facebook.
Të tjera
Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë
Abdixhiki do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion
S’ta kom idenë kush janë”, Peci flet për kontratën e dyshimtë të fabrikës për mbetjet shtazore