Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar se forcimi i sundimit të ligjit mbetet themel i zhvillimit demokratik në Kosovë.
Ajo bëri të ditur se ka pritur në takim ushtruesen e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, me të cilën ka diskutuar për përparimin në finalizimin e pakos së projektligjeve që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit.
Sipas Gërvallës, këto projektligje janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe përbëjnë një proces kyç për avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë në kuadër të Planit të Rritjes.
Gjatë takimit është biseduar edhe për çështje të tjera në kuadër të Agjendës së Reformave, prioritetet institucionale dhe Agjendën Legjislative në drejtësi.
Ajo ka theksuar se Bashkimi Evropian mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën, ndërsa bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë në funksion të thellimit të reformave dhe forcimit të institucioneve të drejtësisë.



Të tjera
Adoleshentët po i shqetëson më shumë ankthi dhe depresioni
Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian
Konjufca e diplomati danez diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit