Zëvendëskryeministrja në detyrë që është edhe kryediplomate në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit (GCC), Jasem Mohamed Albudaiwi.
Ky takim sipas MPJD-së u bë me qëllim të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve anëtare të kësaj organizate me rëndësi strategjike.
“Në këtë takim, Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e vendosjes së një komunikimi të rregullt dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm me GCC-në, si pjesë e përpjekjeve të Kosovës për zgjerimin e pranisë dhe afirmimin e saj në skenën ndërkombëtare. Me këtë rast, ajo prezantoi disa nga mundësitë konkrete për bashkëpunim në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Ministrja në detyrë, në këtë takim thuhet të ketë shprehur pritjet për hapat e ardhshëm drejt ndërtimit të një dialogu të vazhdueshëm, dhe bashkëpunimi të strukturuar ndërmjet Kosovës dhe GCC-së.
Të tjera
Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja
Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë
Janë shpërngulur 629 nxënës nga Kosova