Getafe – Barcelona, formacionet zyrtare – Ekonomia Online

Getafe – Barcelona, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Getafe CF dhe FC Barcelona, e vlefshme për javën e 32-të në La Liga.

Pas barazimit të mbrëmshëm të Real Madrid, Barcelona ka një mundësi të artë që, në rast fitoreje sot, të shkëputet në 11 pikë nga rivali i madh, vetëm pesë xhiro para përfundimit të kampionatit.

Në anën tjetër, Getafe vazhdon garën për një vend në Evropë këtë sezon, duke u renditur aktualisht në pozitën e gjashtë me 44 pikë.