Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 korrik 2026, ndërsa ankuesja ka njoftuar menjëherë policinë pasi ka vërejtur mjetet e dyshuara të pashpërthyera.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë pastrimit të shtëpisë në bodrum kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera – granata dore,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas marrjes së informacionit, njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, ndërsa njësiti për deminim i EOD-së ka ndërhyrë për largimin e mjeteve.
“Njësitet relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident”, bëhet e ditur në raportin policor.
Policia nuk ka raportuar për persona të lënduar, ndërsa rasti është evidentuar sipas procedurave përkatëse.



Të tjera
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës, sot priten fjalët hyrëse të palëve
Neymar mund të tërhiqet nga futbolli pas eliminimit të Brazilit