Gjatë punimeve për vendosjen e kabllove elektrike në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ekipet kanë hasur në struktura arkeologjike.
Për këtë arsye, punimet janë ndërprerë përkohësisht nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.
Burime brenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), e kanë konfirmuar për Dukagjinin ndaljen e tyre për shkak të gjetjeve arkeologjike.
Punimet janë zhvilluar pa leje nga institucionet përgjegjëse për trashëgimi kulturore, ndonëse zona është e mbrojtur.Leja për punimet është dhënë nga Komuna e Prishtinës.
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar lidhur me arsyet e ndërprerjes së punimeve.
Ndërkohë, për një rast të ngjashëm në rrugën “Qamil Hoxha”, Komuna nuk ka respektuar ndalimin e punimeve.



Të tjera
SHBA-të dhe aleatët perëndimorë përplasen me Rusinë dhe Kinën mbi programin bërthamor të Iranit
Dëmet që shkaktojnë kufjet
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë