Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u është përgjigjur kritikave të deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj rreth shtretërve në Klinikën Emergjente dhe materialeve në Kirurgjinë Invazive.
Vitia tha se në Klinikën Emergjente janë 25 shtretër, teksa siç deklaroi më tej numri është shtuar me renovimin e fundit.
“E para, katër krevate në Klinikën Emergjente. Zonja Time nuk di kur keni qenë për herë të fundit, por në Klinikën Emergjente janë 25 krevate me renovimin e Emergjencës është shtuar numri i krevateve dhe të thuash janë 4 kur janë 25, sinqerisht jo vetëm dezinformim, por dezinformim kardinal”, tha ai.
Më pas, ai mohoi deklarimet e deputetes se në Kirurgjinë Invazive, materialet përdoren më shumë se një herë për pacientët që marrin shërbime aty.


Të tjera
Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dh*unës se*ksuale gjatë lu*ftës
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për Mbrojtje
Presidenti turk pret në takim në Stamboll kreun e FIFA-s