Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u është përgjigjur kritikave të deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj rreth shtretërve në Klinikën Emergjente dhe materialeve në Kirurgjinë Invazive.
Vitia tha se në Klinikën Emergjente janë 25 shtretër, teksa siç deklaroi më tej numri është shtuar me renovimin e fundit.
“E para, katër krevate në Klinikën Emergjente. Zonja Time nuk di kur keni qenë për herë të fundit, por në Klinikën Emergjente janë 25 krevate me renovimin e Emergjencës është shtuar numri i krevateve dhe të thuash janë 4 kur janë 25, sinqerisht jo vetëm dezinformim, por dezinformim kardinal”, tha ai.
Më pas, ai mohoi deklarimet e deputetes se në Kirurgjinë Invazive, materialet përdoren më shumë se një herë për pacientët që marrin shërbime aty.


Të tjera
Çfarë i ndodh trupit nëse hani hudhër dhe mjaltë me stomak bosh për 7 ditë
Temperaturat deri në 33 gradë Celsius gjatë javës që ardhshme, parashikohen edhe reshje shiu
A mjafton t’i lani dhëmbët vetëm dy minuta